(Argumentim i Teorisë "Toka në Rritje dhe
Zhvillim))
Nga Vedat Shehu
- A është bërthama vetëm fraksioni më i rëndë “i
precipituar” në “fund”, ku përbën pjesën qendrore të rruzullit, apo mos është
formuar ndryshe dhe, brenda strukturës së vet, përmban burimin e energjisë së
brendshme qysh nga epoka e formimit të sistemit diellor?
- Nëpër reshtët në vijim gjendet përgjigja ime,
e përgatitur nëpërmjet përsosjes së të shprehurit lakonik të argumenteve dhe
koncepteve baze të Teorisë së Tokës në Rritje dhe Zhvillim, qysh prej botimit
te pare (1988).
Materia në transformim
Çdo trajtë materieje, çdo objekt kozmik, çdo objekt tokësor, çdo
rrezatim, çdo force lëvizëse është rezultat i bashkëveprimit dhe shndrinit të
trajtave dhe llojeve të materies nën shembullin e acidit me bazën në kimi,
përgjithësuar matematikisht si (+)-i me (-)-in dhe futur ne filozofi si
“uniteti dhe kontradikta e të kundërtave”. Shkurt, ekzistenca është pasoje e
transformimit të ekzistencës se mëparshme; nga mos ekzistenca nuk mund të formohet ekzistenca; domethënë hiçi, hiç mbetet.
Djegia, transformimi dhe uniteti
energji-materie - Kudo, ne
mjedisin tone jetësor, funksionon transformimi i materies. Një nga faktorët
mbizotërues në procesin e shkëputjes së njeriut nga mënyra e thjeshtë dhe e
vetvetishme e shfrytëzimit të kushteve të gatshme që ofronte mjedisi natyror,
ishte përdorimi i zjarrit dhe shpikja e vatrës. Mbrëmjeve të dimrit, njerëzit e
epokave historike rreth zjarrit të ndezur në vatër argëtoheshin dhe vërenin
sesi transformohej druri në hi duke prodhuar nxehtësi. Nga ky transformim
njerëzit përfitonin rrezatimin nxehtësor që çlirohej prej djegies së molekulave
organike të përbërësve fibroz mbizotërues; celulozës (C6H10O5)n
dhe linjinit
(C31H34O11)n. Në këto
struktura marrin pjese edhe elementët litofilë të kripërave minerale të truallit.
Në fakt, nxehtësia rrezatohet prej shpërbërjes (transformimit të vrullshëm) së
lëndës drusore së djegshme: nga një anë formohen fluroret gazi karbonik dhe
avulli i ujit që kalojnë në ajër, ndërsa nga ana tjetër, metalet dhe metaloidet litofilë të padjegshëm përbërës të qelizave
dhe indeve drusore formojnë hirin, mbetjen nga djegia prej kripërash dhe
oksidesh. Ja sesi shprehet ekuacioni i transformimit të vrullshëm te drurit
prej djegies së plotë të celulozes si model edhe pte celulozes si model edhe pë
molekulat e tjera:
2C6H10O5
+ 12O2 + ndezje —› nxehtësi + 12CO2 + 10H2O + hi
(celulozë,
etj.) (oksigjen, ajer) (shkrepje) (gaz karbonik) (ujë) (okside, dhe kripera)
Në fakt, edhe transformimi i ngadaltë i drurit si proces kalbëzimi në
kushte natyrore, jep gaz karbonik dhe ujë, kurse kriprat mineralë dhe oksidet e
shpërndara nuk mund të kenë formën e hirit.
Vetë
lenda drusore është pasojë transformimi. Nën veprimin e energjisë
elektro-magnetike të Diellit, lidhjet molekulare inorganike të truallit dhe
organike të humuesit, ujit dhe ajërit, bashkeveprojnë, shpërbëhen,
rikonstruktohen dhe formojnë lidhje molekulare të tjera qe bëhen lëndë organike
rritëse e pemëve, drurit, gjetheve dhe frutave. Komponentët qe dalin nga
transformimi i drurit (djegia) shpërndahen ne sferën e qarkullimit të
elementeve liofil dhe hyjnë përsëri ne procesin e rritjes së pemëve, dhe
formojnë përsëri dru. Ky qarkullim ngjason me qarkullimin kozmik të materies
nga yjet ne hapësirë dhe përsëri në yje. Në këtë qarkullim vigan kozmik hynë
edhe transformimi i materies në brendi të Diellit dhe në brendi të bërthamës së
Tokës. Në shembullin e transformimit të materies drusore nëpërmjet procesin e
djegies demonstrohen më së miri që energjia kozmike është pasojë e djegies se
trajtës kozmike të materies, apo transformimit kozmik të materies.
Ngjashmrisht. prej kësaj djegieje rezultojnë gazet flurorë kozmikë dhe kriprat
e oksidet e forta kozmike, qe janë mineralet shkëmb-formuese, hiri kozmik. Si
gurët e shkembinjeve magmatikë të Tokë eshe gurët e kozmosit, meteoritet jane
hi kozmikë. Konkretisht, vrojtimi i faktit që energjia diellore e integruar në
molekulat e lëndës organike drusore çlirohet në energji nxehtësie, pasi lënda
drusore dezintegrohet prej djegies, dëshmon fare qarte unitetin energji-materie.
Që energjia është materie është vërtetuar nga teoriticienet e astrofizikës dhe
kozmologjisë
Transformim, jo krijim – Njeriu në imagjinatën e vet aktive mund të formojë
ide dhe përfytyrime si pasqyrime reale, por edhe joreale. Në bazë të ideve dhe
imazheve që i përgjigjen përvojës dhe realitetit, mund të planifikojë,
programojë dhe të projektojë veprimet e veta imediate, apo veprimtarinë
afat-shkurtër dhe afat-gjetë të shoqërisë ne dobi të mjedisit lokal apo edhe
global. Për cilindo është fare e qartë se në natyrë nuk ka njëtrajtshmëri dhe
qetësi monotone, diferencimet në trajtat dhe llojet e materies shprehen ne
vetitë e tyre të ndryshme deri në të kundërta të simbolizuara me plusin (+) dhe
minusin (-) në matematikë dhe kimi. Janë këto veti të ndryshme dhe të kundërta
të llojeve dhe trajtave të materies që shkaktojnë bashkëveprimet dhe shndrimet;
ekuilibrin dhe çekuilibrin në dukuritë e natyrës. Njeriu, si shoqëri globale e
epokës së telekomunikimit, telekomandimit dhe tele-bashkëpunimit, ka arritur ti
njoh shkencërisht vetitë e llojeve dhe trajtave të ndryshme te materies dhe ka
mundur, nëpërmjet teknologjisë gjithënje e më të përsosur, që këto veti t’i
vere në përdorime në shumë drejtime të mirënjohura. Pra, njeriu eshte bëre krijues,
faktor gjeologjik i transformimit gjeologjik te natyrës në dobi të progresit.
Për më tepër arrin të projektojë e zbatojë projekte për të orientuar vetitë e
bashkëveprimit dhe transformimit të materies. Kështu, nëpërmjet studimit
kërkimit dhe eksperimentimit me metodë konsekuente shkencore dhe përmirësimin
progresiv të teknologjisë ka arritur të hedh hapin në pragun e epokës të
udhëtimeve kozmike, të bëhet jashtë-tokësor.
Në
sytë tanë, simboli i Krijuesit nderohet si çdo simbol tjetër, por nuk mund te
besohet se ka krijuar Tokën me kupolë qiellore dhe njerëzit nën kujdestarinë e
vet hyjnore dhe orienton gjoja edhe jetën personale te secilit deri “jetën e
shpirtit” pasvdekjes. Prandaj, në shkrimet e shenjta gabimisht Perëndisë i janë
dhënë tipare mbi-kozmike, si krijues i Tokës dhe mjedisit jashtëtokësor, Perëndisë
duhet ti qenë dhënë atributet e një simboli të padukshëm tokësor të
super-fuqishëm, por aspak për të bërë çudira krijimi dhe zhdukjeje si
magjistar, do te duhej një simbol pak a shume si simboli i Zeusit, etj.
Besimi
i njerëzve në mënyrë masave në dogma fetare të ndryshme dhe shpesh gjoja
divergjente, është besim ndaj shkruesve te ndryshëm, sikur gjoja libri i çdo
besimi është shkruar nga një i zgjedhur i Perëndisë sipas porosive të dhëna
direkt prej Perëndisë. Ironia e besimeve fetare divergjente qëndron në atë që i
përkushtohen te njëjtit Zot, Krijuesit të njerëzimit, mandej, ironia vazhdon me
justifikimin e politikave konfliktuale mbi bazën e disa formulimeve rituale me
përmbajtje pothuajse të njëjtë, por të kompozuara në forma të ndryshme në epoka
tashmë arkaike dhe anakronike. Ironi,
ithtarët e një dogme klerikale, duke u ballafaquar me tjetrën, stimulojnë
politika sundimtare agresive për çekuilibrimin e nivelit të arritur te
demokraacisë, shkencës dhe teknologjisë, Ngjan si ne epokën e fillimit te
sundimit të monoteizmit në politikë, kulturë, shkencë dhe teknologji; epokë që
mbeti sundues për 12 shekuj, deri në Rilindjen Evropiane. Ky fenomen i
gërshetimit të dogmave fetare (kushtuar Zotit e Djallit) me teoritë shkencore,
sigurisht brenda tolerancës së bashkëjetesës në demokracinë e epokës kozmike,
toleron primitiven të ballafaqohet me modernen dhe dëshmon qarte pazotësinë
ideore të njeriut mesatar për të njohur dhe kuptuar funksionimin: 1) e
organizmit të vet; 2) të shoqërisë njerezore; 3) të organizmave të gjalla; 4) të
Tokës si planet. Kjo paaftësi e ka ulur nivelin e njeriut mesatar ne nivelin e
një qaramani, që i friksuar prej imazheve të rreme, kërkon shpëtim tek Krijuesi
duke u kapur tek formulimet e shenjta, si ai që, duke u mbytur, ne përpjekjet për
të shpëtuar, kapet tek flokët e vet.
Simbolet dhe imazhet joreale shfaqen si
në një ekran të mjegullt ëndërrimesh; janë si mbresa qe lë shfaqja e ylberi si gjoja
objekt fizi, i pakapshëm. Kushdo që arsyeton mbi baza të vërteta e ka të qartë
se edhe simboli i pakapshëm i Të Plotfuqishmit dhe i çdo simboli tjetër të
cilit i atribuohet ndonjë aftësi imagjinare, është shfaqje mbresash në trajtë
imazhesh të tilla, te cilat krijohen si ngacmime të ndryshme të mjedisit mbi
gjendjen anatomike dhe proceset fiziologjike të organizmit tonë dhe si pasojë e
bashkëveprimit të materies valoro-korpuskulare me ndijimet, shqisat tona.
Imazhe të tilla nuk janë shfaqje te ndonjë vullneti të ndonjë krijese të
mbinatyrshme, mbinjerëzore që mund të dëgjojë dhe vlerësojë dëshirat tona dhe
të ndikohet prej tyre për të ndryshuar ecurinë e natyrshme te proceseve ne
favorin tonë. Absurd! Janë të regjistruara lutjet e mitingjeve masive me
kërkesën per të rënë shi, apo për të shpejtuar nga epidemitë. Absurd; nuk mund
të ketë asnjë Projekt Inteligjent që të ketë programuar krijimin e materies në
trajta dhe lloje të diferencuara dhe veti për të bashkëvepruar dhe për tu
transformuar. Për më tepër predikohet sikur gjoja janë programuar edhe ngjarjet
shoqerore deri tek ato te individit. Një ironi tjetër e epokës sonë kozmike, është
besimi që vishet me arritjet shkencore, i cili materien në trajtën e energjisë,
rrezatimin valoro-korpuskular e identifikon me Krijuesin, gjoja forcë e
mbiarsyeshme dhe mbinjerëzore.
Transformimi kozmik i materies – Në kushtet planetare dhe orbitave të Tokë
vazhdon transformimi kozmik i materies. Kështu, në përputhje me arritjet e
njohura në fizikën e atomit, fizikën e grimcave, në astrofizikë dhe gjeofizikë mund të konkludojmë se esenca e
bashkëveprimit, shndrinit dhe diferencimit të materies, për të dhënë
pafundësinë e e kombinimeve atom-molekulare dhe valoro-korpuskulare si në Tokë
edhe në hapësirën kozmike, është mënyra
sesi përqendrohen e shpërqendrohen grimcat elementare dhe stër-elementare në këto trajta themeltare:
A) Trajtë atom-molekulare: 1) Masë e ngurtë dhe e gurtë. 2) Masë fluide.
B) Trajtë energjetike, flukse valoro-grimcore (korpuskulare): 1)
Fusha fizike. 2) Rrezatime.
C) Trajtë e stërngjeshur: 1) Në yje kompaktë dhe vrima të zeza; 2)
Në bërthamë të atomit.
D) Trajte
kalimtare: plazmë e paqëndrueshme kalon ne elementë kimikë dhe rrezatim.
Materia e zezë; është llogaritur prej
efektit gravitacional që ushtrohet ndj lëvizjes së galaktikave, por ka mbetur e
pa u identifikueshme, për shkak të mungesës së shënjave për bashkëveprime dhe
shndërrime të brendshme dhe rrezatim të shquajtshëm. Kështu nuk është bërë e
mundur që të përcaktohen objekte të përbëra nga kjo lloj materieje. Ende, jo
vetëm qe s’ka dëshmi, por nuk jepen as interpretime të hamendësuara për ndonjë
lidhjeje të saj me proceset e shpërthimeve kozmike dhe me proceset e formimit
të sistemeve yjore dhe planetare. Vetvetiu identifikimi i materies se zezë ka
mbetur si problem astrofizikë i së ardhmes, nëse nuk bazohet në llogaritje
matematike mbi një bazë imagjinare, jo-reale.
Gjenerimi i Energjisë, Magmës dhe Kores Oqeanike,
Proces Transformimi Kozmik
Një arsye veçanërisht e rëndësishme që, shumë e shumë kohë më parë, mua
si gjeolog më pat tërhequr vëmendjen dhe më futi në udhën e teorisë së
transformimit kozmik te materies në bërthamë të Tokës, ka qenë kureshtja ime
për të kuptuar më mirë burimin energjetik të përhershëm që shkakton proceset
gjeodinamike të brendshme (vullkanet, tërmetet, lëvizjet shkëputëse,
zhvendosjet rrudhosëse dhe procesin planetar të largimit të kontinenteve). Kjo
kureshtje më kish lindur nga që s’ma merrte mendja që shkaku këtyre proceseve
ishte energjia e çliruar prej shpërbërjes se izotopeve radioaktiv shumë të
rrallë në strukturën e mineraleve shkëmb-formuese që përbenin masën mbizotëruese
të tokës, për më tepër edhe të plantëve, planetoideve, asteroideve,
fragmenteve, copave dhe te grimcave të kometave, copërave, grimcave të reve
kozmike. Kureshtja është forcë shtytëse e jashtëzakonshme, mobilizon krejt
aftësitë fizike dhe mendore. Kjo kureshtje, krejt pasive qëndronte ne
vete-vete, gjersa, në imagjinatën time problemi i gjenerimit te forcës lëvizëse
gjeologjike u kombinua me shpërthimet kozmike me trajtën e superngjeshur të
materies së yjeve neutronik, me hipotezën e largimit të kontinenteve, me
gjenerimin progresiv te kores oqeanike (fig. 1) dhe me strukturën e bërthamës
(fig2). Menjëherë përpilova tezat e punës studimore për të vërtetuar që
kontinentet largohen nga njeri tjetëri dhe Toka rritet sepse konfirmohet nga
formimi progresiv i kores oqeanike prej transformimit të një materieje kozmike,
nga trajta e vet e stërgjeshur në trajtën e zakonshme atom-molekulare dhe në
trajtën e super-rralluar të flukseve materiale valoro-korpuskulare; në
rrezatime dhe fusha fizike. Kjo trajtë e stërngjeshr dhe e transformueshme
duhej te kishte formuar një vatër te koncentruar ne bërthamë, qysh ne fazën e
planet-formimit. Ne procesin e punës studimore konceptimi i procesit që
shkakton rritjen u integrua me të dhënat faktike dhe interpretimet e Tektonikës së Pllakave, e mandej me ato
te Zgjerimit të Tokës. Kështu, pas shumë vjetësh
arrita botimin e teorisë (1988).
Siç
më duket mua, në procesin e punës time konfirmohet përcaktimi i Anshtainit qe “Imagjinata është më e rëndësishme se sa
njohuritë, sepse njohja është e kufizuar ....., ndërsa imagjinata e përfshin të
gjithë botën dhe nuk mund të arrihet ndonjëherë që të njihen dhe të kuptohen të
gjitha”. Kështu përfytyrimi im u konsolidua siç paraqitet aktualisht në
figurën 1. Kjo figure dëshmon drejtpërsëdrejti se Toka rritet dhe prandaj duhet
që, në zonën qendrore të bërthamës, të funksionoje një mekanizëm që të
gjenerojë masë atom-molekulare dhe energji.
Tashmë
dihet, llogaritja e sasisë së energjisë që çlirohet nga dizintegrimi i izotopeve
radioaktivë, fare të rrallë dhe të shpërndarë, është aq e pamjaftueshme, sa,
edhe sikur ky proces të vepronte i përqendruar, nuk do të arrinte të shkrinte,
qoftë edhe një fragment te vogël te masës së Tokës dhe t’a mbante të shkrirë
për një interval kohe fare të shkurtër, jo më të qëndrojë dhe veprojë si burim
nxehtësie i përhershëm. Këtej del nevoja të kërkohet dhe të gjendet nje burim
tjetër që të veprojë si zjarre i pashuar në një vatër të përhershme, diku në
brenditë e Tokës.Veçoritë Strukturës së bërthamës (fig.1 dhe 2), na tërheqin vëmendjen
se duhet të përmbajnë burimin energjetik.
Pra, bërthama nga ana e vet, me përbërje, strukturë, gjendje, veti dhe
sjellje krejt të ndryshme nga mbështjellja silikate, duhet të përmbaj vatrën
energjitike, ku digjet diçka. Që të ndizet zjarri dhe të vazhdojë të qëndrojë i
ndezur, në një vatër të tillë duhet të transformohet një materie kozmike e
stërngjeshur. Kjo materie kozmike duhet te jetë një koncentratë i stërngjeshur
prej grimcash e stërgrimcash elementare që, pas shkrepjes prej shpërthimit
kozmik,dhe ndezjes, transformohen vetvetiu, çlirohen në grimca të lira,
bashkeveprojnë me njëra tjetrën dhe rikonstruktohen duke formuar fusha fizike
dhe plazmë të paqëndrueshme që kalon në bërthama atomesh dhe rrezatime.
Faktikisht, e kemi vështirë ta pranojmë domosdoshmerinë e këtij interpretimi,
sepse, për opinionin e konsoliduar, është si ta kthejmë rymën e lumit mbrapsht.
Në fakt, pas zgjidhjes, opinionit do t’i duket interpretim fare i thjeshte, si
vezë e Kulombit; diçka e thjeshtë; vetëm se duhet të të vejë mendja. Ne vijim,
hap pas hapi, do te mbrijmë vetvetiu në konkluzionin e duhur. Le të vazhdojmë
më tej.
Figura
1. Profili skematik terthor fundit të
Oqeanit Atllantik tregon rritjen e kores oqeanike si dëshmi e rritjs së Tokës
(A), që nga momenti fillestar i çarjes mes-Atlantike (B) prej procesit te
rritjes së Tokës.
A. Plisat
kontinental (1 në figurën A), që më parë kanë qenë në kontakt (në një rruzull
të vogël Fig. B), janë larguar gradualisht nga çarja mes-oqeanike, ndërsa
hapësira e lënë mbrapa mbushej njëkohësisht me materie bazaltike të gjeneruar
rishtas që formon brezat e njëpasnjëshëm bashkëngjitur (2 deri ne8) të kores
oqeanike të zhvendosur simetrikisht nga çarja. Kjo tregon që gjenerimi kores
oqeanike midis plisave continental të larguar është dëshmi e procesit të
rritjes së Tokës për shkak të shtesës së masës atom-molekulare të transformuar
nga e njëjta sasi mase e stërngjeshur në thelbin e bërthamës.
B. Momenti fillestar i copëtimit të kores
kontinentale të Tokës së dikurshme të vogël dhe formimi i kores oqeanike
Atlantike, ndodh procesi i qartë i rritjes i shkaktuar nga transformimi i
thelbit të stërngjeshur dhe ultra te hollë që është pozicionuar midis bërthamës
së jashtme të shkrirë (ngjyrë e kuqe) dhe bërthamës së brendshme të ngurtë
(gri) [Autori].
Bërthama e Tokës, Yll i Tipit Diell në Miniatrë
Një kokër
bajame është bërthamë e natyrshme me thelbin e vet brenda, ndërsa brenda në një
frutë me tul si pjeshka gjendet bërthama që përmban thelbin brenda. Pikërisht
thelbi është esencë, farë, embrioni i procesit të rritjes. Këtej unë, formulova
kuptimin esencial të teorisë time, thjesht kështu: “Çfare mund të thuhej për
bërthamën e pjeshkës, në se ne do të njihnim cipën e saj dhe diçka nga tuli? .
. . . Do të thuhej se edhe planeti ynë nuk e ka bëre ai bërthamën, por
përkundrazi, bërthama, më saktë thelbi i saj e ka bërë tokën, Tokë dinamike”.
Nëse është kështu,
atëherë mund të konkludohet që në bërthamën e Diellit, mund të mos jetë
hidrogjeni thelb që transformohet dhe shkakton sintezën bërthamore të
elementëve kimikë, burim i energjisë dhe masës së lementëve kimikë. Shkallë -
shkallë, ne mund ta kalojmë ketë problem nga e veçanta tek e përgjithshmja,
thënë më mirë, proceset gjeodinamike të Tokës tek energjia e Diellit; nga
tektonika globale tek transformimi kozmik i materies dhe origjina e bërthamës
së Tokës; nga dinamizmi i bërthamës së Tokës deri matanë qiellit të zi kozmik të Shpërthimit të Madh dhe matanë
geocentrizmit të universit të vrojtuar, universit tonë, gjoja. Por në këto
rreshta ne po ndalemi vetëm të argumentojmë se pse burimi i dinamizmit të Tokës
ndodhet brenda në bërthamë (fig. 2)
Teoritë globale
gjeologjike, pavarësisht nga prirjet e tyre, nuk u përkasin vetëm problemeve të
Tokës, sepse, duke u ballafaquar me dinamizmin e Tokës, ato vihen në lidhje
direkte me or igjinën e saj, dhe kështu,
ato nuk mund te shkëputen nga problemet kozmologjike për mënyrën sesi reja e
qetë gazore-pluhurore mundi të kthehej në mjegullnajën dinamike të sistemit
diellor, dhe sesi planeti ynë gjeneron pareshtur magnetizëm, nxehtësi dhe
fenomene gjeodinamike (vullkane dhe termet), që nga formimi i tij si një trup
aglomeratik rreth 4,5 - 4.6 miliardë vjet më parë. Unë kam mundur të
argumentojë që Toka zhvillohet nëpërmjet rritjes prej transformimit të thelbit
të bërthamës. Këtu në këtë tablo konçize, unë do mundohem të shpiegoj esencën e
këtij transformimi të veçantë.
Fig. 2. Struktura dinamike e bërthamës së Tokës
Dinamizmi i bërthamës shprehet tdemonstrativisht prej prej pozicionit
të bërthamës se jashtme të shkrirë E (me shigjeta te përkulura) midis mantelit
të shtanget D (me pika) dhe bërthamës së brendshem të shtangët G (me pika e
pika me të forta diferencohet pjesa e saj me e brendshme). Për më tepër
dinamizmi përforcohet me praninë e dy shtresave gjeosferike kalimtare me
material te shkrirë dhe te ngrirë (secila me pllanga dhe pikëza brenda), njëra (F), në kontakt me berthamëm e
brendshme (G), tjetra (D”), në kontakt me masën e ngrire te mantelit (D). Ky
diferencim fazor shpreh praninë e burimit energjetik thelbit te bërthemës të supermgjeshur
dhe ultra- të hollë (vija rrethore e ndërprë në zonën e kontaktit të të dy
bërthamave).
Në mënyrë që të krijohet
një koncept real i dinamizmit të tokës, le të shqyrtojmë strukturën e detajuar
të bërthamës këtu në figurë. Kjo figurë është një skaner i përpiluar me anë të
studimit të valëve të tërmeteve nga gjeofizikanët. Një shqyrtim i vëmendshëm i
këtij skaneri më mundësoi që të depërtoj përtej kësaj strukture gjeocentrike,
statike në dukje, dhe ta hidhja vështrimin te proceset e dukuritë e
paregjistruara dhe të pakapshme që shkaktojnë dinamizmin e kësaj strukture. Një
dukuri që s’është kapur nga skanimi dhe që fletë për dinamizmin e bërthamës,
është zbulimi nga gjeofizikanët se rrotullimi i plotë (në 24 orë) i bërthamës
së brendshme rreth boshtit bëhet për një fraksion të sekondës më shpejt se
rrotullimi i krejt rruzullit. Ndërsa në figurë, dinamizmi i bërthamës,
gjithashtu i pakapshëm nga skaneri, është shprehur demonstrativisht nga
pozicioni dominues i bërthamës së jashtme të shkrirë, e cila është e vendosur
midis dy gjeosferave të ngurta, brenda mbulesës silikate të mantelit dhe
përjashta bërthamës së brendshme. Për më tepër, kjo
përforcohet nga fakti që kufiri i bërthamës së jashtme me secilën gjeosferë të
ngurtë bëhet nëpërmmet një zone (shtrese) gjeosferike kalimtare të ngushtë që
përbëhet me material të përzier të shkrirë dhe të ngurtë. Këto shtresa tregojnë
për kalimin gradual të materies së shkrirë në atë të ngurtë.
Pra, nëse kjo masë e shkrirë e bërthamës
së jashtme, që ngurtësohet në të dy drejtimet, nuk do të zëvendësohej
vazhdimisht, atëherë krejt bërthama do të ishte ngurtësuar shumë kohë më parë,
pas formimit. Pra, një funksionim i tillë i strukturës së bërthamës hedh poshtë
drejtpërsëdrejti idenë për përbërjen e saj nga një masë inaktive e thjeshtë
prej hekur nikeli (Fe-Ni) e rënë si masë më e rendë. Në këtë mënyrë,
konfirmohet fare thjesht mekanizmi gjenerues i energjisë që mban te shkrirë
bërthamën e ashtme., qe s’mund të jetë në periferinë e jashtmr te saj dhe te
drejtohet drejt qendrës, por përkundrazi diku ne periferinë e brendshme dhe me zhvendosje
kryesisht përjashta. Kuptohet, nuk behet fjalë për energji të çliruar nga disintegrimi
i izotopeve radioaktiv, por per ndonjë mënyrë kozmike transformimi të materies.
Shumë studiues, midis të tjerëve, kanë
shfaqur idera te ndryshme se zgjerimi i Tokës shkaktohet prej kalimit të bërthamës
nga një gjendje me një densitet jashtëzakonisht te lartë në një gjendje me
densitet normal, por asnjeri prej tyre nuk ka mundur ta identifikojë shkakun e
vërtetë si një mekanizëm specifik si burim i prodhimit të energjisë dhe i
lidhjeve molekulare që shkaktojnë zgjerimin. Në fakt, bërthama, as si një e
tërë, as veçmas si e jashtme apo e brendshme, nuk do të mundte të vepronte si
një shkak i tille, falë strukturës së saj me diferencim funksional gjeocentrike (fig. 2).
Këtej, del e nevojshme që të zhvillohet
një teori e re, e bazuar plotësisht në metodën shkencore, që të përcaktojë shkakun
e proceseve gjeodinamike Tokës dhe të rritjes së saj. Kjo mund të realizohet me
sukses me anë të një modifikimi shumë të thjeshtë, duke e zhvendosur dinamizmin
nga manteli në bërthamë. Vetëm një
mekanizëm i tillë, që vepron brenda në bërthamë mund të bëhet shkak, si për
dukuritë gjeotektonike, ashtu dhe për procesin e rritjes së Tokës.
Fakti, që te dy bërthamat, duke pasur diferencime në strukturë, dhe në shpejtësinë
e rrotullimit si të ishin dy trupa rreth të njëjtit bosht. tregon se midis
dy bërthamave duhet të ndodhet diçka, e pakapshme dhe e paregjistrueshme një
diçka si ekran ndarës që funksionon si gjenerues energjie. Energjia e çliruar,
me prirje për tu larguar nga burimi e mban bërthamën e jashtme në gjendje të
shkrirë, ndërsa intensiteti i ndikimit të kësaj energjie dobësohet gradualisht
në të dy anët e burimit; bie menjëherë në drejtim të bërthamës së brendshme të
ngurtë, por bie ngadal në drejtim përjashta, drejt mantelit. Natyrisht, masa
mbizotëruese e bërthamës së shkrirë gjendet nga ana e jashtme e ekranit
energjetik.
Duke arsyetuar se energjia nuk është
diçka në vetvete, por çlirohet nga transformimi i materies, atëherë duhet të
gjejmë se çfarë lloj materieje transformohet. Në bazë konceptit modern të
unitetit të materies dhe energjisë në fizikë, një rol të tillë energjetik
brenda në bërthamë duhet ta luaj një mekanizëm prej ndonjë trajte materieje të pazakontë.
Këtej, krejt në mënyrë të natyrshme, mund të nxirret konkluzioni se materia e
këtij mekanizmi duhet të jetë e një
trajte të stërngjeshur, e cila,
nëpërmjet transformimit, shkakton dinamizmin e Tokës dhe rritjen e saj, vepron
tamam si thelb bërthame. Kjo materie e tejngjeshur argumentohet të jetë e
përngjashme, nga funksioni i transformimit, me materien e tejngjeshur të
bërthamës së atomit, apo me atë të yjeve kuark-neutronikë. Ky thelb është
pikërisht shkaktari i diferencave midis dy bërthamave, prandaj i takon të jetë
pozicionuar diku në periferi të bërthamës së jashtme afër kontaktit me shtresën
kalimtare për në bërthamë të brendshme. Bërthamën nuk mund ta kuptojmë pa thelbin
e vet të transformushëm, qysh nga origjina e formimit të Tokës si planet.
Bërthama e Tokës ka qenë vetëm njëra prej
bërthamave planetare shumë të jashtëzakonshme që rrotulloheshin rreth një
bërthame qendrore supergjigante, diellit fillestar, dmth, në fazën foshnjore të
formimit të Sistemit Planetar prej mjegullnajës. Mandej, ashtu si bërthamat e
tjera në këtë fazë fillesatare, edhe bërthama e Tokës ishte burim energjie,
lëshonte grimca e nën-grimca, rrezatim dhe plazmë, Me kalimin e kohës, masa
mbizotëruese e plazmës së sapoformuar rikonstruktohesh në një trajtë
atom-molekulare që duke u ftohur formonte lidhje silikate që do te formonin
masën e ngurtë gurore që do të mbështillte bërthamën. Kështu filloi procesi i
formimit dhe rritjes së Tokës prej transformimit të thelbit energjetik të
bërthamës. Në këtë proces u tërhoq edhe materiali i mjegullnajës brenda rrezes
se veprimit të gravitacionit te bërthamës. Më tej masa e Tokës, gjatë rritjes,
mbeti pothuajse konstante, sepse e njëjta masë e stërngjeshur e nëngrimcave dhe
grimcave të lëshuara prej thelbit të bërthamës, e rikonstruktuar në strukturën
e elementëve kimikë, zë një vëllim jashtëzakonisht më të madh se në gjendjen e
mëparshme të stërngjeshur.
Natyrisht, si në çdo burim energjik,
rrezatimi dhe materia atom-molekulare e formuar rishtas në gjendje të shkrirë
apo të gaztë zhvendosen në dy drejtime; përjashta dhe përbrenda:
Së
pari, pjesa mbizotëruese e masës të sapoformuar, e cila zhvendoset
përjashta, kalon bërthamën e jashtme të shkrirë dhe përmes shtresës
sferocentrike kalimtare ngurtësohet gradualisht në pjesën e poshtme të
mantelit, dhe mandej, masa e mbetur, e shoqëruar nga rrezatimi, vazhdon të
rrjedh në drejtim përjashta, duke formuar struktura shtëllungore dhe ndërfutje
anash nëpër mantel. Mandej, tensionet e rritjes së mantelit shkaktojnë çarjen e
litosferës së brishtë dhe shtytjen e magmës së re, përmes udhëve të
trashëguara. Nëpër këto udhë të pjesës periferike të mantelit dhe litosferës përqendrohet
dhe ngurtësohet në nivele të ndryshme, ku mund të krijojë disekuilibër
gravitativ dhe rivendosjen e tij, për pasojë tërmetin. Më tej, pjesa e saj e
fundit, duke arritur sipërfaqen si llavë vullkanike, plotëson njëherazi,
hapësirën e çarjes përkatëse që do të krijohej prej largimit të fragmenteve
(pllakave) të litosferës, për shkak të procesit të rritjes së Tokës
Së
dyti, një fragment më i rëndë i elementeve kimike (ndoshta me mbizotrim te
elementeve Fe-Ni) me një fluks rrezatimi fragmentar lëviz drejt qendrës duke
kaluar nëpër një shtresë fare të hollë të shkrirë që renditet në bërthamën e
jashtme dhe, përmes shtresës kalimtare, furnizon bërthamën e brendshme dhe
bëhet shkaku i gjendjes së saj të ngurtë, gjeomorfologjisë së sipërfaqes së saj
të veçantë si dhe i strukturës së saj gjeocentrike.
Prania e kësaj diafragme të tejngjeshur
e ndan rruzullin tokësor në dy sfera, të cilat rrotullohen në mënyrë të
diferencuar rreth të njëjtit bosht; faktikisht bërthama e brendshme rrotullohet
më shpejt gati për gjysëm grade në vit. Diferencimi bëhet nje dite 24-orshe në rreth
700 vjet.
Me anë të këtij procesi transformues,
Toka rritet, ndërsa bërthama e jashtme e shkrirë qëndron ne ekuilibër dinamik
ose rritet shumë ngadal. Procesi mund të ndikohet edhe prej ndonjë ngacmuesi të
jashtëm, i cili, ngjashmërisht me rrezatimin elektromagnetik (të intervalit të
dritës), në rritjen e bimëve, nuk influencon në shtimin e masës së Tokës.
Bërthamat fillestare me thelb të
tejngjeshur brenda resë planetare, ka shumë mundesi që origjinën ta kenë prej ndonjë
shpërthimi të tipit supernova. Rrjedhimisht, del detyrë shkencore që Toka të
konsiderohet objekt kozmik aktiv dhe të vështrohen dhe rivlerësohen konceptet e
sotme të transformimit të materies si në mikrobotë dhe në megabotë; në fizikë
dhe astrofizikë poashtu. Kështu, hipoteza e origjinës së sistemit diellor duhet
të modifikohet në pajtim me mekanizmin e thelbit të bërthamës të procesit të
rritjes dhe zhvillimit të Tokës.
Si përfundim, bërthama e Tokës përfaqëson
një diell në miniaturë brenda mbulesës së vet silikate, ndërsa Dielli, meqenëse
është yll, mbetet një bërthamë stër-gjigante e zhveshur (Figura 3).
Figura 3. Temperaturat e atmosferës së Diellit.
Demonstrim i
qartë i temperaturave në berthamé te Tokes: drejt brendise ne berthamen e
brendshme te Tokes materia ngurtësohet se uet temperatura; ndersa duke u
larguar nga qendra rritet se vazhdojn bashkëveprimet nga shndrimi
Prania e burimit energjitik , jo
përjashta, po brenda në bërthamë të Tokës, nuk është supozim shkencor, por
konkluzion shkencor; është e vërtetë
shkencore. Mund të diskutohet për trajtën probable të materies së thelbit të
bërthamës dhe mënyrën e transformimit, por jo për ekzistencën apo mos-ekzistencën
e kësaj vatre energjetike midis dy bërthamave., është një diell në miniaturë
brenda materies atom-molekulare, të gjeneruar kryesisht nga vetë bërthamë,
pikërisht nga i thelbi i transformueshëm
i saj. Duke vrojtuar Diellin nxirren konkluzione për të interpretuar bërthamën,
ndërsa duke studiuar bërthamën e Tokes nxirren konkluzione për brenditë e
Diellit.
.
Aplikimi: Pervçse është nje teori që revolucionarizon botkuptimin për origjinën
dhe zhvillimin e rruzullit tokësor në kuadrin e sistemit diellor dhe orientimin
e kërkimeve në Kozmos, ka edhe një rëndësi praktike për orientimin e kerkimeve
gjeologjike. Konkretisht le të vështrojmë përkatsisht nja dy-tri çështje
problematike.
Së pari le të shohim
aplikimin në kërkimet kozmike. Së fundi është njoftuar nga NASA zbulimi i
një sistemi planetar me diell të dyfishtë. Kjo dukuri nuk mund ti përshtatet
modelit ekzistues te planet-formimit, siç i janë përshtatur zakonisht shume
dukuri te zbuluara pas formulimit të modelit te pranuar gjithë-anësisht. Ne fakt
ky fenomen është dëshmi demonstrative për praninë dhe funksionimin e thelbit të
bërthamës. Kështu, një sistem i till planetar, i cili ka qendër rrotullimi dy
yje binjakë, ku dielli më i vogël ngjan si satelit i diellit më të madh, ka prejardhje
direkt nga nga një përngjitje apo akrecion i veçantë bërthamash me thelpinj të
superngjeshur që shpie drejt formimit të një dielli të vogël satelit në vend të
një planeti gjigant.
Së dyti, le
të marrim në shqyrtim teorinë e origjinës së naftës dhe gazit natyror: Egzistojnë dy teori rreth origjinës së
hidrokarbureve (naftës dhe gazit natyror); e
para, teoria biogjene e shpjegon
formimin e tyre nga mikro-organizmat e fosilizuara, dhe e dyta, teoria abiogjene e shpjegon formimin e tyre nga reaksione
kimike të caktuara. Nga ana tjetër, teoria biogjene nuk mund të shpjegojë
praninë e vend-burimeve të hidrokarbureve shumë të mëdha në thellësitë e
pazakonta nën sipërfaqe dhe praninë e tyre në disa objekte kozmike. Këtej, ka
dalë nevoja të modifikohet origjina biogjene, sikur gjoja hidrokarburet në të
tilla mjedise nuk kane lidhje me botën organike te sipërfaqes; por me një botë
organike imagjinare sikur bakteret termofile që jetojnë dhe mund të shumohen
vrullshëm edhe në një temperaturë prej rreth 26° C; mbi temperaturën e vlimit
te ujit, mund të zhvillohen e shumohen në përmasa fantastike në brenditë e
thella të Tokës dhe në mjedise të trupave të tjerre planetarë. Pavarësisht se
ky modifikim është pa baza, teoria biogjene është ende teoria dominuese dhe
standarde, sepse reaksionet kimike, me të cilat mënyra abiogjene është
arsyetuar, konsiderohen se janë mundë mundësia teorike, me fare pak mundësi, që
të ndodhin. Të dhënat faktike argumenta të forta për mëntrën sintetike te
formimit te hidrokarbureve. Por, në fakt, teoria abiogjene ka nevojë për më
shumë njohje ër arsyetimin e sintezës në një menyrë tjetër: Formimi i
molekulave të hidrokarbureve në mënyrë abiogjene ka shumë mundësi që të ndodh
nga sinteza direkte e atomeve të hidrogjenit dhe karbonit të formuar rishtas
nëpërmjet të transformimit të thelbit të bërthamës, sikurse formohen lidhjet e
tjera molekulare të elementeve kimikë. Në faza të caktuara të zhvillimit
natyrshëm mund të ndodhë tepri siliciumi që vrullshëm kap oksigjenin në
formimin e silicës dhe të lidhjeve silikate; krijohen kushte që karboni nuk
mund të formojë gaz dhe hidrogjeni formon dot ujë; si pasojë tepria e
hidrogjenit lidhet me teprinë e karbonit ne vargjet CnH2n-2.
Së treti, në bazë të kësaj teorie kërkimet në Albanide për xeherorë të lidhur
gjenetikisht me ofiolitet duhet kërkuar në tabanin e stivnajës mesozoike
kryesisht karbonatike dhe jo brenda saj. Në zhvillimin mesozoik ndodhin, nga
një anë diferencime tektonike dhe erozionale dhe jo procese vullkanizmi, kurse nga ana tjetër një vazhdimsi e
pandërprerë depozitimesh sedimentare pa asnjë shenjë veprimtarie vullkanike..
Megjithatë, mangësitë e praktikës së kërkimeve justifikohen në bazë të
hipotezës-rutinë të formuluar shtrembër prej shkallës se ulët të njohjes dhe të
trashëguar dorë pas dore si teori e standardizuar e mirëqenë, stafet brezave të
kërkuesve, si doktrinë shabllone.
* * *
Bërthama, ilustrim
Prezantim
artistik i thjeshtësuar i bërthamës së Tokës.
Këtu,
në figurë (të marrë nga interneti),
shihen të dyja bërthamat e Tokës: bërthama e jashtme e shkrirë (me të
verdhë) dhe e brendshmja e ngurët (me të kuqe). Rrethi i zi në mes të dy
bërthamave në figurë është vizatuar pikërisht aty, ku është argumentuar prej
meje pozicioni sferik i thelbit të bërthamës, diku në zonën e kontaktit të
bërthamës së jashtme me atë brendshme.
Milky Way, ilustrim
Paraqittje artistike e Udhës së Qumështit |
Këtu,
ne pak me shumë se një e katërta e largësisë së periferisë gjendet pozicioni i
Tokës (Sistemit Diellor (afërsisht 26 milion vjet drite nga qëndra).
Shënim:
Në këtë shkrim jepet një tabllo shkencore për burimin e energjisë së bërthamës së Tokës prej transformimit kozmik
të materies si në një yll të tipit Diell në miniaturë; integrohet në mënyrë
lakonike esenca e teorisë sime, që Toka nuk e formoi bërthamën, përkundrazi
bërthama, apo thënë më mirë, thelbi i saj i stërngjeshur, i vendosur si
diafragmë midis të dy bërthamave, e ka bërë bërthamën energjetike dhe Tokën,
Tokë dinamike. Kjo teori, nën tituj të ndryshëm ësht botuar si libër (Tirane,
1988; 2009), artikull ne Buletinin e Shkencave Gjeologjike (1/2010- 2011),
ndërsa me titull: “Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as
an active Cosmic Object” (“Ekspansioni i Tokës nëpërmjet Transformimit të
Thelbit të Bërthamës së Tokës si një Objekt Aktiv kozmik”) është paraqitur dhe
referuar në formë artikulli në Konsultën e Eriçes (4 - 9 Tetor 2011) në Sicili,
Itali dhe u botua në vëllimin përkatës: “Selected
contributions of the Interdisciplinary Workshop, “The earth expansion evidence”
– A Challenge for Geology, Geophysics and Astronomy; Main Editor Giancarlo
Scalera. Roma 2012”.[Kontribute të Përzgjedhura të Konsultës
interdisiplinare, “Dëshmi të Zgjerimit të Tokës” – Sfidë për Gjeologjinë,
Gjeofizikën dhe Astronominë” Botues Kryesor Giancarlo Scalera].
Ndërsa teoria eshte paraqitur në libër
(shqip 1988, 2009 dhe anglisht USA, 2005) dhe mund e kërkohet këtu:
Nje botim lakonik i mbiquajtur “Pemflete
Shkencor” eshte botuar ne Tiranë (2013) shqip dhe Anglisht (Scientific
Pamphlet).
Në këtë kumtim janë ngjeshur të dhënat,
interpretimet dhe konkluzionet, që përbëjnë boshtin e teorisë, plotësuar
suksesivisht.
Vedat Shehu (Prof. Dr. & Inxhinier gjeolog)
124 N.Manin St. Sharon, MA. 02067
Boston
Shkurt 2012/, përtëritur Mars 2015
No comments:
Post a Comment